Alkanel Automation sh.p.k
Kompania “Alkanel Automation sh.p.k” është themeluar në vitin 2018 me kapital 100% shqipëtar.
Fusha e operimit të kompanisë është instalimi i impjanteve industriale, automatizimi i proceseve të prodhimit të ushqimeve, projektimin, prodhimin e makinerive të paketimit gjysëm automatike, dhe makineri të tjera ndihmëse për paketimin e produkteve si kafe, kikirika, fruta të thata etj Riparime edhe revizionime të plotë të makinerive të paketimit nga ana mekanike, elektrike dhe elektronike.
Një zyrë projektimi mekanik dhe elektrik, përvoja e fituar nga bashkepunim i ngushtë me kompanitë nga më të mirat ne Itali si IMF Roaster dhe Delfin Vaccums në fushën e paketimit, ruajtjes, përzierjes së produkteve ushqimore , transportit pneumatik etj, si dhe disponueshmëria e teknikëve dhe personelit të kualifikuar për montimin në vend të impianteve të plota, e bëjnë “Akanel Automation” partnerin tuaj për ndërtimin e pajisjeve dhe impianteve sipas kërkesave të klientit.


Përse Alkanel
Prodhimi me cilësi të lartë që në fillim çoi shpejt në shndërrimin e kompanisë nga një strukturë tip artizanale në atë të një kompanie prodhimi impiantesh dhe makinerish industriale me aktivitete biznesi gjithnjë e më të gjera dhe më të kualifikuara.
Makinerite dhe sherbimet e Alkanel Automation tani jane te pranishme ne kompani te rëndesishme prodhimi te produkteve ushqimore si ne Greqi, Itali, France , Belgjike Gjermani, Hungari etj.
Klientët Tanë








